Teci në SUK, banorët peticion PE: Ndalini ndërtimin që të ndalet emigrimi
Banoret e fshatit Suk1 të bashkisë Rroskovecit nuk do të ndalin protestat për të kundërshtuar ndërtimin e TEC-it në zonën e tyre. Ata shprehen se do të bëjnë edhe një peticion të cilin do ta dërgojnë ne Parlamentin Europian duke i kërkuar atij të ndërhyje, pasi ndërtimi i TEC, do të dërgojë në vendet e BE, emigrantë të rinj. Kjo sipas tyre pasi, ndërtimi i tij do ti lërë tokat djerrë dhe i detyron ata të largohen nga vendi.
Vendimi i qeverisë për ndërtimin e TEC-it në tokat e fshatit Suk1 të bashkisë Roskovecit ka sjellë reagimin e banorëve te zonës. Pas protestave që kanë zhvilluar here pas herë, banorët shprehen se nuk do ta ndalin luftën e tyre për të ndaluar ndërtimin e TEC. Protesta sipas tyre nuk do të ndalet, dhe ne datë 26 dhjetor do të jetë e radhës.
Por ankesat e tyre do të shkojnë edhe jashtë kufijve pasi me anë të një peticioni duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve do ia dërgojnë PE (Parlamentit Europian) duke ja cilësuar se nëse nuk ndaloni ndërtimin e TEC-it në Rroskovec do na keni emigrantë të paligjshëm në Europë.
Nga ana e tij avokati Altin Goxhaj ka pohuar se ky miratin i qeverisë indirekt zbaton planin e Sorosit për shpopullim por këtë gjë ua ka thënë edhe kryebashkiakia Majlinda Bufi, nëse nuk dëshironi ikni nga banesat, TEC-i do ndërtohet.
Nga statistikat ka dalë se zona e Rroskovecit është ndër zonat e pakta në vend ku shpopullimi nuk i ka prekur në masë, ku fshatrat janë të banuara, tokat të punuara dhe shkollat gumëzhijnë nga fëmijët, kjo zonë ka mbi 35 mijë banorë.