Life Style

E kemi vënë re të gjithë, pse berberët kanë një ‘shtyllë’ të vogël me tre ngjyra në biznesin e tyre?!

Me ngjyrat e tyre të kuqe, të bardhë dhe ndonjëherë blu, lidhen ngushtë me praktikën e lashtë të berberëve…

Mund ta kemi vënë re shpeshherë në dyqanet e berberëve se jashtë tyre është një simbol i njohur globalisht, por shumë pak e dinë historinë e tyre të veçantë dhe shpesh të zymtë. Këto ‘shtylla’, me ngjyrat e tyre të kuqe, të bardhë dhe ndonjëherë blu, lidhen ngushtë me praktikën e lashtë të berberëve, e cila përfshinte shumë më tepër sesa prerjen e flokëve dhe rruajtjen.

Historikisht, berberët jo vetëm që kujdeseshin për flokët dhe mjekrat, por gjithashtu kryenin procedura mjekësore si nxjerrja e gjakut – një praktikë e lashtë mjekësore që besohej se trajtonte apo parandalonte sëmundjet. Fillimisht, kjo praktikë kryhej nga murgjit, por pas ndalimit të saj nga Papa Aleksandri III në vitin 1163, përgjegjësinë e morën berberët, pasi ata tashmë zotëronin vegla të mprehta të nevojshme për këto procedura.

Ngjyrat e tyre simbolizojnë këtë traditë: e kuqja përfaqëson gjakun, ndërsa e bardha simbolizon fashat që përdoreshin për të ndalur rrjedhjen e gjakut. Në Shtetet e Bashkuara, shtohet shpesh edhe ngjyra blu, që disa e shpjegojnë si simbol të venave të prera gjatë nxjerrjes së gjakut, ndërsa të tjerë mendojnë se është një referencë patriotike ndaj flamurit amerikan.

Pavarësisht se berberët e kohëve të sotme, si Truefitt & Hill në Londër – e njohur si më e vjetra në botë, që nga viti 1805 – janë përqendruar vetëm te kujdesi për pamjen, historitë e tyre na rikthejnë pas në kohë. Ky simol, i zakonshëm në Evropë dhe Amerikë, ka mbetur si një shenjë e traditës dhe historisë që lidh artin e berberëve me të kaluarën mjekësore.

Kjo histori e çuditshme ka ngjallur diskutime në mbarë botën, me shumë njerëz që pranojnë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtë kuptim të thellë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button