Life Style

Drejtoresha TKOB u shkarkua nga detyra për abuzim me fondet, thumbon Armaldo Kllogjeri: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda!

Abigeila Voshtina është shkarkuar nga posti i saj si Drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar maestro Armaldo Kllogjeri, i cili ka komentuar vendimin për shkarkimin e Voshtinës, përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok.

“Karma ia the b**ch”, e nis kështu fjalën e tij Kllogjeri, duke thumbuar Voshtonën, e cila më parë ka pushuar nga puna maestron, sipas këtij të fundit.

Karma is the b**ch! Besoj e keni marrë vesh që para dy ditëve është shkarkuar nga detyra e drejtorllëkut drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ej! Zoti vonon, por nuk harron. Duhet ta dini që populli thotë “kush ia bën gropën tjetrit, bie vetë brenda. Uroj që me ardhjen e drejtorit të ri, mua të më hapet drita jeshile dhe të kthehem në vendin që më takon”, shprehet maestro./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button