Të dënuar për drogë dhe pjesë të karteleve kriminale! Biden fal 1500 persona, mes tyre një shqiptar
Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, para se pushtin t’ja dorëzojë Donald Trumpit më 20 janar Presidenti Amerikan Joe Biden ka falur falur ose ka ulur dënimet për rreth 1500 persona.Mediat amerikane thonë se mes atyre që fitojnë lirinë ka trafikantë droge dhe drejtues të karteleve kriminale.
Por këtë vendim, Shtëpia e Bardhë e cilësoi si pjesë të një përpjekjeje për të adresuar çështjet e dënimeve të tepërta, veçanërisht për ata që kanë treguar se duan të riinegrohen në shoqëri.
Në listën e të falurve të presidentit amerikan është edhe një shqiptar.
Ai është Francesk Shkambi, i dënuar në korrik të vitit 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkambi ishte akuzuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës.
Ky veprim i fundit i administratës Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve./OraNews