Bota

Milano ndalon duhanpirjen nga 1 janari, masat dhe gjobat që rëndojnë mbi shkelësit e rregullit

Milano po kthehet nga dita në ditë një qytet me numër të ulët duhanpirësish. Po ashtu autoritetet italiane kanë njoftuar se nga 1 janari 2025 në milano do të ndalohet pirja e duhanit jashtë ose do të jetë e mundur vetëm nëse respektohet distanca prej të paktën dhjetë metrash nga të tjerët. 

Gjobat mund të variojnë nga 40 deri në 240 euro. Kjo masë është pjesë e dispozitës që kishte hyrë tashmë në fuqi në vitin 2021, e cila ndalon pirjen e duhanit në stacionet e autobusëve, në parqe dhe ambiente sportive.
Bashkia do të komunikojë zyrtarisht gjithçka përpara Krishtlindjeve njoftojnë mediat italiane.

Masa u miratua në Planin për Klimën Ajrore, i cili është një dokument programor që përfshin masa të ndryshme, që do të hyjnë në fuqi në kohët në vazhdim me synimin për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit deri në vitin 2050./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button