Life Style

Si ‘i rrëmbeu’ çmimin e parë Vaçe Zelës? Këngëtarja Alida Hisku: Dola në skenë duke qarë 

Ajo u shpreh se në atë mbrëmje u thye akulli, sepse deri atëherë askush nuk kishte marrë çmim sipër Vaçe Zelës.

Artistja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu këtë të shtunë në emisionin S’e luan Topi momentin kur mori çmimin e parë me këngën “Vajzat e fshatit tim”.

Ajo u shpreh se në atë mbrëmje u thye akulli, sepse deri atëherë askush nuk kishte marrë çmim sipër Vaçe Zelës.

Hisku: Vaçja është këngëtarja më e prerë që i ka ardhë Shqipërisë, që ka pas dhe nuk do të vijë më këngëtare si Vaçja. Duke kënduar në një festival s’e kemi menduar kurrë që të marrim një çmim sipër Vaçes, edhe kur më thirrën, më tha portieri moj të kërkojnë që të këndosh këngën. U thashë po si do të këndoj këngën, por ke marrë çmimin e parë. Kam dalë duke qarë. Ishte një surprizë dhe thyerje akulli, prandaj ajo këngë mbeti sot e kësaj dite, u bë hit sepse theu.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button