Lajme

“E kërkova tre ditë, dyshimet filluan..” / Flet vëllai i 32-vjeçarit që u vra nga shoku: Trupin ia gjeta…

Mbrëmjen e djeshme u zbulua se Branko Shkoza u vra nga shoku i tij i ngushtë, Majlind Habibi

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Durrës, kur trupi i një 32-vjeçari u gjet i pajetë në kanal.

Mbrëmjen e djeshme u zbulua se Branko Shkoza u vra nga shoku i tij i ngushtë, Majlind Habibi, i cili e kishte shtyrë nga ura, pasi sipas tij i kishte ngacmuar gruan.

Sot në një intervistë ekskluzive për gazetaren Luciana Hulej e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel,  foli vëllai i viktimës, Ergys Shkoza.

Ky i fundit ka treguar se kur nisën dyshimet për shokun e ngushtë të vëllait të tij si dhe kronologjinë e të gjithë ngjarjes.

“Në orën 4 ishte  në shtëpi, i dhashë një 10 mijë lekësh, pyeti nusen e vet dhe timen, a do vini për kafe, ato i thanë jo, dhe ai i iku vetëm. Unë kur kalova aty, e pashë vëllain në kafe, ishte me 4 persona. Hera e fundit kur e panë vëllain aty ishte 7 e gjys. Kur u ktheva në shtëpi, më thotë mamaja ime që nuk ka ardhur vëllai në shtëpi. Dal unë, të shkoj të pyes komshinjtë, se rrinte gjithnjë me këtë autorin, ishin shokë të ngushtë. I pyes familjarët e atij, se të gjithë e dinë këtë ngjarje po e kanë fshehur, janë në dijeni të gjithë, dua të shoh të gjitha kamerat.

Vëllai im nuk ka qenë kurrë në polici, kurrë nuk ka bërë asgjë, nuk ka ngacmuar as gruan e askujt. E kam kërkuar vëllain 3 ditë, dyshimet i kisha te ky person, se nuk ishte në lagje gjithë këto ditë. I kisha dyshimet te ai, se ai ka qenë problematik, gruan e ka goditur me sëpatë, ka qenë në polici, zihej me të gjithë lagjen. Për drekën e vëllait nuk më erdhën, erdhën vetëm në varrim. 

I thoja vëllait të autorit, ore ku është, e dinte ngjarjen ai. Janë larguar të gjithë pasi morën vesh që u arrestua. Trupin e vëllait e gjeta 8 metra larg urës, nuk ka pasur si të rrëshkasë se ishte tokë e thatë. Shteti të marrë masa. Nuk është aspak e vërtetë që vëllai im ka ngacmuar gruan e tij, vëllai im nuk ka ngacmuar askënd, të gjithë në lagje e dinë,” tha Shkoza./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button