Lajme

Reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës, hiti bën xhiron e rrjetit: Çdo qen do marrë atë që meriton

Dy reperë izraelitë, një djalë dhe një vajzë, në këngën e tyre “Harbu Darbu” bëjnë thirrje për vrasjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid, duke i bërë “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.

Kënga e lançuar para tre muajsh ka marrë 18 milionë shikime në Youtube, një këngë kontroverse rep që është bërë himni jozyrtar i luftës. Sipas një artikulli të DailyMail dy reperët kërcënojnë duke kënduar në gjuhën hebraike.

Kënga nis duke përmendur krerët e Hamasit dhe Hezbollahut  ndërsa në një frazë tjetër të këngës  thuhet: “Çdo qen të marrë atë që meriton në fund” duke shprehur se tri personazhet e famshëm se janë shkaktarët për luftën që po ndodh në atdheun e tyre./albeu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button