Vendi

Parashikimi i motit për sot, e martë 10 dhjetor 2024

Shqipëria do të jetë sërish nën ndikimin e vranësirave të dendura, duke sjellë në vendin tonë, reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, por sasia e tyre do të jetë më e pakët.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territori Shqiptar ku edhe temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 – 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button