Bota
E mbuluar me monedha ari, zbuloni pemën e Krishtlindjeve më të shtrenjtë në botë
Një tregtar ari në Gjermani ka krijuar një nga pemët me të shtrenjta të Krishtlindjes ndonjëherë.
Pema është afërsisht 10 metra e gjatë dhe përbëhet nga 2.024 monedha. Në vend të yllit tradicional të pemës së Krishtlindjes është vendosur një monedhe 24-karatëshe. Mendohet që punimi arrin vlerën e rreth 5.5 milionë dollarëve.
Pema u ekspozua në Mynih në argjendarinë Pro Aurum e cila theksoi se ajo nuk është për shitje. Vlen të përmendet se ajo u krijua për të festuar 35 vjetorin e argjendarisë Pro Aurum./OraNews