Yjet e Hollywood-it përdorin vajin e arrës së kokosit për flokët, ja përfitimet magjepsëse të tij
Vaji i arrës së kokosit ka një listë të gjatë personazhesh të njohur apo parukierësh që e adhurojnë. Yje si Paltrow, Jennifer Aniston dhe familja Kardashian janë përdoruese të rregullta.
Ekspertët pranojnë se përfitimet e tij janë të pafundme dhe ndihmon jo vetëm në hidratim e flokëve, por ka edhe veti antivirale dhe antibakteriale. Por nëse mendonit se mënyra më e zakonshme e përdorimit është të lyeni flokët me të e më pas t’i lani, zbuloni disa metoda të tjera që preferohen edhe nga ekspertë.
Mbani nën kontroll elektrizimin dhe zbusni kaçurrelat
Kjo nuk vlen për flokët e hollë që yndyrosen, por funksionon shumë mirë për ata të dendur ose kaçurrelë që elektrizohen. Aplikojeni në flokë të pastër, paksa të lagur nga mesi i flokëve dhe në maja si të ishte shkumë ose xhel.
Trajtim për flokët dhe skalpin
Siç përmendëm, vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës së kokës. Mund ta lini deri në 8 orë përpara se ta shpëlani dhe të lani flokët normalisht. Vitaminat dhe acidet yndyrore në të janë shumë të dobishme për flokët.
Maskë
Mund ta përdorni si nje version të shpejtë maske duke aplikuar një sasi të bollshme vaji kokosi çdo herë që lani flokët. Aplikojeni në flokë të thatë ose të lagur, nga mesi deri te majat dhe lëreni të paktën 5 minuta para se t’i lani.
Si dyllë stilues
Vajzat e familjeve Kardashian apo Hadid shihen shpesh me flokë që duken si të lagur. Në fakt, flokët s’duhet të jenë të lagur. Përdorni pak vaj kokosi në flokë të thatë dhe stilojini që të duken si të tillë.
Trajtim intensiv
Lani flokët me shampo detoksifikuese dhe aplikoni vajin nga mesi i gjatësisë në maja. Mblidhini flokët në një topuz, vendosni një kapuç dushi ose mblidheni me celofan dhe aplikoni pak nxehtësi për 2-3 minuta, me pushime 15-minutëshe. Përsëriteni dy ose tri herë këtë hap. Më pas lani flokët. Nëse e lini edhe një orë përpara se të vazhdoni me procesin e nxehtësisë apo edhe gjithë ditën apo të flini me të, hidratimi është më i thellë.
Masazh
Vaji i kokosit ndihmon me flokët e thatë apo me zbokthin. Lyeni mollëzat e gishtave me vaj kokosi të ngrohtë dhe masazhoni skalpin.