Tigri sulmon për vdekje kujdestarin që ‘harroi’ të mbyllte derën e kafazit në Rumani
Një tigër ka vrarë kujdestarin e kopshtit zoologjik që raportohet se nuk kishte siguruar si duhet kafshën kur hyri në kafazin e saj.
Punonjësi 52 vjeçar i kopshtit zoologjik Pitesti 70 km larg Bukureshtit, u vra mëngjesin e sotëm pas sulmit që zgjati disa minuta, shkruan rrjeti The Sun.
Zyrtarët thanë se punonjësi nuk kishte respektuar procedurat e sigurisë së kafshëve dhe hyri në kafaz në një kohë kur ishte e rrezikshme për të.
Mediat vendase thanë se duke sjellë ushqimin, ai nuk kishte larguar plotësisht tigrin nga kafazi kryesor.
Ata thonin se punonjësi punonte prej vitesh në pozicion, dhe se policia ka hapur një hetim për rastin tragjik.
Bashkia e Pitesti shkruante në një deklaratë: ”Përgjegjësi për pastrimin e ushqimin e kafshës hyri në kafaz pa respektuar rregullat e sigurisë. Ai duhet të pastronte kur tigri të ishte nxjerrë në oborrin e mbrojtur nga gardhi i lartë, por ai kihste harruar të mbyllte derën e sigurisë, ndërsa tigri u kthye dhe e kafshoi”.
Grupe të emergjencës erdhën në vendngjarje por nuk mundën të shpëtonin burrin.
Kryebashkiaku Cristian Gentea tha: “Një punonjës i kopshtit zoologjik ka humbur jetën nga sulmi i tigrit, është hera e parë në 50 që na ndodh diçka e tillë”.
Në vitin 2000, një tigër raportohet se është arratisur nga kopshti i Pitesti por u rikap disa orë më vonë në një zonë pyjore aty pranë, shkruan The Sun