Post ‘Kënga Magjike’, sherr mes Andi Vrapit dhe Tiri Gjocit: I bëtë fresk Pirros e Arilenës, sa e ftohët
Në post “Kënga Magjike” që është traditë e përhershme e festivalit dhe mbahet në programin”E Diela Shqiptare”, pati një tjetër përplasje mes Tiri Gjocit dhe Andi Vrapit. Pas debateve të mëparshme mes këngëtarit të “Mos ik o ma” dhe gazetarit, Tiri vazhdoi duke thënë se nuk u vlerësua si duhet nga juria e kolegët.
Mes artistëve, ai veçoi Fifin si një nga ato që i ka dhënë 30 pikë e duke vijuar ta vendoste në nivel sipëror në raport me konkurrentët e tjerë. Vrapi u kundërpërgjigj duke i thënë se pas tri javësh që artistët ankohen për paracaktimin e çmimit dhe tërheqjen e emrave që janë lakuar mes tyre se do të ishin fitues, kanë besim te materialet e tyre muzikore.
Tiri Gjoci: Me thënë të drejtën, nga ky festival mora 30 pikët e Fifit dhe jam shumë i lumtur sepse tani, unë vetëm para 3-4 ditësh e kam njohur Fifin, nuk e njihja. Tani më bën sens gjithë gjëja, pse Fifi ka atë sukses që ka, pse është ajo që është dhe pse ka më shumë sukses se 99.99% e artistëve që gjenden këtu.
Andi Vrapi: Vetëm se të dha 30 pikë?
Tiri Gjoci: Po patjetër, se më dha mua 30 pikë, la tre artistët e vet jashtë 30 pikëshit.
Andi Vrapi: Ardit shiko se kjo është shumë për të qeshur se kemi 3 javë që i dëgjojmë që ankohen, kanë ardhur për t’i bërë fresk Arilenës dhe Pirros, por më duket se Pirron e ftohën dhe ngeli jashtë Pirro.
Tiri Gjoci: Për të qeshur është Beyonce që ke dëgjuar ti në koncert, nuk janë këto për të qeshur.
Andi Vrapi: Keni tre javë që ankoheni që çmimi do i jepet Pirros dhe Arilënës, tani na dilni që keni vetëbesim.
Tiri Gjoci: Kush është ankuar?
Andi Vrapi: Shumica prej jush.
Tiri Gjoci: Mos m’u drejto mua.
Andi Vrapi: Ti kur u drejtove këtej nga juria na fute të gjithëve, edhe ty po të fus bashkë me të tjerët që ankoheni për Pirron dhe Arilenën që keni ardhur për t’u bërë fresk dhe nga ana tjetër e ftohët Pirron dhe u largua e tani ju doli vetëbesimi për këngët që i paskeni./Pamfleti