Zbulohet ilaçi natyral ndaj gurëzave të veshkave
Mjekët kanë zbuluar frutin i cili lufton gurët në veshka, diabetin dhe kolesterolin të lartë. Ky frut është portokalli.
Portokallet dihet botërisht se janë mbrojtës kundër kollës dhe ftohjes për arsye se përmbajnë vitaminën C. Por studimet e reja sugjerojnë se ato ofrojnë shumë më tepër.
Pas një rishikimi të 13 studimeve nga Bhaskar K Somani dhe Yazeed Barghtouthy të dy specialistë me stad botëror të urologjisë arritën në përfundimin se lëngu i portokallit duket se luan një rol mbrojtës kundër formimit të gurëve.Njëri prej studimeve zbuloi se rreziku i formimit të gurëve u rrit me 37% tek meshkujt që konsumonin grejpfrut në baza ditore dhe projekti i dytë tregoi se lëngu i portokallit mbron nga formimi i gurëve me një reduktim të rrezikut 12%.
Në përfundim specialistët shtuan se përfitimet e konsumimit të protokallit si lëngjet e agrumeve ushtrojnë efektin e tyre të mundshëm mbrojtës në disa mënyra. E para dhe më e dukshme është shtimi i dobishëm i vetë marrjes së lëngjeve duke pirë lëng agrumesh. E dyta është përmbajtja e acidit citrik në lëngjet e agrumeve i cili është një nga frenuesit më të fortë të formimit të gurëve në sistemin urinar. Syri.net-iefimerida