Ky njeri ishte gjeniu pas bombës atomike. E cila në fund “e vrau”
Ky njeri ishte gjeniu pas bombës atomike. Por pas Hiroshimës dhe Nagasakit, nuk do ta besoni kurrë sesi e trajtoi qeveria amerikane…
Historia se si bomba atomike vrau J. Robert Oppenheimerin…
Oppenheimer ishte një gjeni, i cili u lind në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1904 nga emigrantë të pasur hebrenj gjermanë.
• Ai fliste rrjedhshëm 8 gjuhë.
• Në Harvard, ai u diplomua në vetëm 3 vjet.
• Oppenheimer fitoi një doktoraturë në fizikë në moshën 23 vjeçare.
Në vitet 1930, Oppenheimer jepte mësim në Caltech dhe UC Berkeley, duke e transformuar departamentin e fizikës në një qendër kërkimore të klasit botëror.
Studimi i tij mbi grimcat nënatomike ishte baza për projektin më të madh të jetës së tij…
Në vitin 1942, në moshën 38-vjeçare, Oppenheimer mbikëqyri Projektin Manhattan, që ishte përpjekja top-secret e SHBA për të zhvilluar një bombë atomike.
Ai drejtoi mbi 3000 shkencëtarë dhe një buxhet prej 2 miliardë dollarësh në laboratorin e Los Alamosit, në New Mexico.
Por gjërat shkuan mirë, që nga ai moment…
Më 16 korrik 1945, Oppenheimer pa me frikë se si shpërtheu bomba e parë bërthamore në vendin e testimeve, Trinity. Në çast, Oppenheimer kujtoi një rresht nga shkrimet hindu:
“Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërruesja e botëve.”
Ai e dinte. Ishte krijuar një përbindësh.
Tre javë më vonë, bombat atomike u hodhën dhe shpërthyen në Hiroshima dhe Nagasaki duke vrarë mbi 200,000 njerëz.
Pas luftës, Oppenheimer vazhdoi të këshillonte qeverinë amerikane për politikën bërthamore.
Ai ishte kryetar i Komitetit të Përgjithshëm Këshillimor. Megjithatë, ndikimi i tij filloi të zbehej ndërsa tensionet politike u rritën në vitet e hershme të Luftës së Ftohtë.
Të gjithë e shihnin Oppenheimer-in hero.
Por ishte dikush, që nuk e konsideronte aspak të tillë…
Në vitin 1947, Lewis Strauss, një bankier konservator dhe komisioner i AEC-së, kryqëzoi rrugët me Oppenheimerin.
Strauss i ofroi Oppenheimerit postin e drejtorit në Princeton.
Por Oppenheimer u zgjodh mbi Straussin, duke shkaktuar një rivalitet të ashpër. Strauss dhe Oppenheimer më vonë u përplasën për politikën bërthamore.
Oppenheimer kundërshtoi zhvillimin e bombës me hidrogjen dhe donte transparencë në lidhje me aftësitë bërthamore të Amerikës.
Straussi propozoi zgjerimin e arsenalit dhe mbajtjen e tij sekret.
Në vitin 1949, Oppenheimer dëshmoi para Kongresit kundër eksportimit të izotopeve radioaktive.
Strauss u përpoq të anulonte vendimin, por u poshtërua publikisht kur Oppenheimer u tall me të në seancë.
Ishte diçka që Strauss nuk do ta harronte kurrë.
Ndërsa Strauss u bë kryetar i AEC në vitin 1953, Oppenheimer u bë shënjestra e tij.
Straussi i kërkoi FBI që të monitoronte Oppenheimerin, duke kërkuar ndonjë “pisllëk” për ta përdorur kundër tij.
Në vitin 1954, Strauss sajoi një seancë dëgjimore që ia hoqi sigurinë Oppenheimer-it.
Pse?
Provat kryesore në seancën dëgjimore erdhën nga romanca e shkurtër e Oppenheimerit në vitet 1930 me Jean Tatlock, një komuniste e njohur.
Tatlock kishte kryer vetëvrasje në vitin 1944, ndoshta për shkak të stresit të marrëdhënies së tyre dhe mbikëqyrjes së FBI-së.
Tatlock ishte gjithçka që Oppenheimer kishte.
Oppenheimer e kishte quajtur testin bërthamor Trinity, pjesërisht për shkak të dashurisë së saj për poezinë. Megjithëse nuk u gjetën prova për mungesë besnikërie, dëmi u shkaktua.
Babai i bombës atomike ishte tani një i pabesë, reputacioni i tij ishte shkatërruar. I larguar nga qeveria, Oppenheimer i kaloi vitet e mëvonshme në heshtje në Princeton.
Në vitin 1963, presidenti Johnson i dha çmimin prestigjioz Fermi, duke rehabilituar ngadalë trashëgiminë e tij. Në vitet e tij të fundit, ai reflektoi mbi dilemën morale të shkencëtarit në epokën bërthamore:
“Fizikanët e kanë njohur mëkatin dhe kjo është një njohuri që nuk mund ta humbasin.”
Ai ndërroi jetë nga kanceri i fytit në vitin 1967 në moshën 62-vjeçare. / bota.al
“Shoqëria e hapur, qasja e pakufizuar në dije, asociimi i paplanifikuar dhe i papenguar i njerëzve për përparimin e saj – këto janë gjërat që mund të bëjnë një botë teknologjike të gjerë, komplekse, gjithnjë në rritje, gjithnjë në ndryshim, gjithnjë e më të specializuar dhe më eksperte. Bota e bashkësisë njerëzore”.– Oppenheimer, 1953