Sport

Formula 1/ Lando Norris i dhuron MekLaren titullin kampion bote, piloti britanik triumfon në Abu Dabi

Lando Norris me MekLaren fitoi sot garën e fundit sezonale në Formula 1, atë të zhvilluar në pistën e Jas Marina në Abu Dhabi. Një garë e dominuar nga piloti britanik (fitorja e 4-t sezonale), që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kryesimin deri në fund.

Sukses i merituar i tij, që njëkohësisht i jep MekLaren titullin kampion bote për konstruktorë pas 26 vitesh. Edhe Ferrari bëri një paraqitje shumë të mirë me të dy pilotët e saj, që u ngjitën në podium, me Karlos Sainz (i dyti) dhe Sharls Lëklerk (i treti).

Gjithsesi, kjo nuk i mjaftoi “kokëkuqes”, që e mbylli botërorin në vendin e dytë për konstruktorë, 13 pikë pas MekLaren. Ai që shkëlqeu ishte Lëklerk, që e nisi garën nga vendi i 19 dhe e mbylli në të tretin. Por Norris ishte i pagabueshëm, duke bërë një garë të qetë.

Fillimi i garës dhuroi emocione pas incidentit mes Piastrit dhe Vershtapen, por më pas gara ra në qetësi. Në vendin e katërt e të pestë u renditën dy pilotët e Mercedes, me Luis Hemilton (u nis nga vendi i 18) që la pas shokun e tij të skuadrës Xhorxh Rasëll.

Në vendin e gjashtë u klasifikua Maks Vershtapen me Red Bull, që la pas Pier Gasli, Niko Huklenberg, Fernando Alonso e Oskar Piastri. Një garë që i dha MekLaren titullin kampion bote dhe solli zhgënjim te Ferrari, në një tjetër sezon pa trofe./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button