Përplasje e ashpër Braçe-Lapaj/ Deputeti i PS: Fashist i vogël i Sali Berishës! Kreu i “Shqipëria Bëhet”: Nuk të llogaris fare, mblidh zagarët
Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj kanë shkëmbyer akuza teksa janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale.
Braçe e cilësoi Lapajn si “fashist i vogël i Sali Berishës”, teksa shfaqi një video të Lapajt, ku ky i fundit akuzonte Fatjon Lenën si një personazh të PS që është përfshirë veprimtari antiligjore të votës së diasporës.
Deputeti i PS theksoi se Lena nuk është dhe nuk ka qenë zv/ministër, ndërsa akuzoi Lapajn që të “ndalojë shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që nuk i kanë borxh”.
Më dëgjo mua tani ti fashist i vogël i Salih Berishës: Fatjon Lena nuk është zëvendësministër.
Nuk ka qene kurre zevendeminister e as do qe te jete!
Lista e zevendesministrave eshte publike, eshte ne faqe te qeverise, faqe te cdo ministrie;
Ti gënjen. Fatjon Lena është 34 vjeç dhe nuk ka firmosur kurrë në një border shteti – administratë, në nivel qendror e vendor.
Ështe nder shume socialiste te drejte e te ndershem qe nuk kane perfituar “pune shteti” nga pushtetet e Partisë Socialiste!
Borderote e shtetit jane publike por nuk presin t’i verifikosh ti, perkundrazi jane aty per te deshmuar qe ti je nje gënjeshtar qe as skuqesh e as zverdhes kur genjen cdo dite.
Fatjon Lena është socialist, punëtor partie, vullnetar dhe bën një super punë çdo ditë me njerëzit e Divjakës.
Jo per te blere vota sepse kurre nuk ka ndodhur ne kete territor qe nje socialist, nga une i pari, tek me i fundit, te bleje vote me leke; gjeje ti njerin e nxirre te thote ndryshe.
Ne nuk jemi as Salihu e as ti-fashisti i vogël i tij.
Tani degjo e mbaje vath ne vesh:
Ndale shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që as i njeh e as të kanë borxh, veçanërisht ndaj njerëzve të Partisë Socialiste.
Ndale, ndalu ti dhe erëkeqi yt me te cilin e me parate e te cilit vjen rrotull ne Divjake!
Harrojë ti dhe erëkeqi yt me vapor se paratë e ndyra të trafiqeve që ju rrethojnë do trembin qoftë dhe një socialist apo do blejnë qoftë dhe një qytetar apo bukjk të Divjakës. Harroje.
Po bejme pune partie e do vijojme ta bejm,e drejte e ndershem cep e me cep te kesaj bashkie, me cdokend qe eshte ketu dhe jashte ketij vendi, hapur fare, publikisht!
Kush vlereson punen, të na vlerësojë. Kush nuk vlereson punen apo quan pune kete punen tende ordinere, le te mos votoje; do i sherbejme po njesoj”, u shpreh Braçe.
Lapaj u përgjigj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se Braçe ka dy ditë që e kërcënon personalisht sepse ai po përballet me “bandat e vjedhjes së votës”.
Ai vijoi duke i bërë thirrje socialistit që “të mos e kthejë në personale” dhe duke shtuar “unë nuk të kam llogari fare”.
“Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mos e kthe personale! Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën”, përfundoi Lapaj mesazhin e tij.
“Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht. Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës.
E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion!
Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion! Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion!
Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion!
Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion. Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal.
Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën”, shkroi Lapaj./OraNews