Bota

9.5 ton kokainë e fshehur te arkat me banane në shtetin latin/ Ndalohet ngarkesa më e madhe në historinë e vendit

Republika Domenikane ka sekuestruar 9.5 ton kokainë në një ngarkesë banane Droga e gjetur në një anije që kishte mbërritur nga Guatemala ishte nisur për në Belgjikë, thonë autoritetet

Autoritetet në Republikën Domenikane thonë se kanë konfiskuar rreth 9.5 ton kokainë të gjetur në një ngarkesë bananeje, duke e bërë kapjen më të madhe të drogës në historinë e vendit.

Droga, me vlerë 250 milionë dollarë (196 milionë paund), u gjet në një ngarkesë që mbërriti në Caucedo, porti kryesor detar i vendit, në kryeqytetin Santo Domingo.

Ngarkesa ishte dërguar nga Guatemala dhe ishte e destinuar për në Belgjikë, sipas Carlos Devers, një zëdhënës i agjencisë kundër drogës të Republikës Domenikane.

Dhjetë të dyshuar ishin arrestuar, tha ai në një konferencë për shtyp: “Hetimet e hershme tregojnë se një kontejner me banane mbërriti nga Guatemala. Shumë individë të panjohur u përpoqën të transferonin drogën në një kontejner tjetër që do të dërgohej në një anije në Belgjikë”.

Ai tha se ishte konfiskimi më i madh në vend, duke mposhtur një konfiskim prej 2.6 tonësh, gjithashtu në Caudedo, në 2006. Autoritetet e Republikës Domenikane kanë sekuestruar rreth 47 ton drogë deri më tani këtë vit.

InSight Crime, një institut që analizon krimin e organizuar, ka thënë se konfiskimet rekord të bëra këtë vit sugjerojnë se Karaibet po rishfaqet si një rrugë kryesore trafikimi nga Kolumbia në Evropë, ku konsumi vlerësohet të jetë më shumë se dyfishuar midis 2011 dhe vitit të kaluar.

“Ndërsa kërkesa rritet, trafikantët po shtojnë përpjekjet për ta përmbushur atë, duke iu kthyer Karaibeve si një kanal ideal për kontrabandën e kokainës në Evropë”, tha InSight Crime në një analizë në fund të nëntorit, duke vënë në dukje se qendrat e mëdha të transportit domenikane ofrojnë mundësi të gjera për trafikantët./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button