Bota

Zogu më i vjetër në botë lëshon vezën në moshën 74 vjeçare në Havai, thonë shkencëtarët në SHBA

Shpendi i egër më i moshuar në botë raportohet se ka bërë vezë në moshën madhore prej 74 vjetësh, çka ndodhi pas një pauze kur nuk kishte bërë vezë për katër vjet.

Zyrtarët e botës së egër në SHBA thotë se albatrosi krahëgjatë ‘Laisan’ i quajtur Wisdom, është kthyer në rezervatin në veriperëndim të arqipelagut të Hawai për të lëshuar atë që sipas ekspertëve është veza e 60 ne jetën e tij, njoftohej në postimin e departamentit të peshqve dhe botës së egër, kësaj jave.

Wisdom dhe partneri saj, Akeakamai, rikthehen në rezervatin e oqeanit Paqësor rregullisht prej vitit 2006. Albatrosët e species Laysan kanë vetëm një partner gjatë jetës së tyre dhe lëshojnë vetëm një vezë në vit.

Por Akeakamai nuk ishte parë aty prej disa vitesh dhe Wisdom kishte nisur të bashkëvepronte me një tjetër mashkull kur ishte kthyer javës që shkoi, sipas raportimeve të ekspertëve.

Jemi optimistë se vezët do të çelin,” tha Jonathan Plissner, biologu mbikqyrës i rezervatit natyror Midway Atoll, ku çdo vit miliona zogj kthehen për të krijuar fole dhe rritur të vegjlit e tyre.

Albatrosët kryejnë me radhë inkubacionin (ngrohjen) e vezës së tyre për afro dy muaj, deri në çeljen e saj. Më pas zogjtë e rinj fluturojnë në det kur janë afro gjashtë muajsh dhe mësojnë të ushqehen duke gjuajtur për molusqe dhe vezë peshku.

Wisdom është monitoruar me në të një unaze në këmbë prej vitit 1956 dhe ka rritur të paktën 30 zogj, thotë Plissner.

Jetëgjatësia tipike e një albatrosi ‘Laysan’ është 68 vjet sipas zyrtarëve të qendrës oqeanike të SHBA, por Wisdom po e sfidon këtë shifër me çiftimin e fundit që pritet të japë një pasardhës të ri të saj dhe partnerit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button