Vr*u bashkëshorten me çekiç dhe kuf*mën e fshehu në papafingo, zbardhet DËSHMIA e shqiptarit: E vr*va nga xhelozia, fëmijët…
Shqiptari që kishte vrarë një javë më parë gruan e tij dhe trupin e saj e kishte fshehur në papafigo, ka dëshmuar për autoritetet greke duke thënë se krimin e kishte kryer për arsye xhelozie.
Konkretisht, ai ka thënë për policinë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë.
39-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar, kishte vrarë gruan e tij dhe kishte fshehur trupin e saj në papafingo për një javë dhe vetëm sot ka njoftuar policinë greke duke i treguar krimin që ka kryer.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi./OraNews