Lajme
Begaj firmos Dekretin. Ja data zyrtare e zgjedhjeve parlamentare
Menjëherë pas rikthimit nga vizita me arbëreshët në Itali, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka firmosur këtë të enjte datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Presidenca bën me dije se Dekreti i Presidentit thekson se data e zgjehdjeve është 11 maji 2025, datë që u lajmërua dy ditë më parë edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancë plenare.
/OraNews