Lajme

“Unë sot do flas dy role”/Mësuesja kërkesë Ramës: Të mbyllet TikTok dhe të vendosen bllokues valësh në shkollë

Vijon takimi mes kryeministrit Edi Rama, prindërve dhe mësuesve të shkollës “Hali Coka” në Kamëz.

Një zonjë, e cila është edhe mësuese edhe prind, foli për vështirësitë që has në të dyja drejtimet, duke propozuar mbylljen e platformës TikTok dhe bllokim të valëve në ambientet e shkollës.

Unë do flas në dy role sot, si prind dhe mësues. Ka raste që për fëmijët e  mi jam e paaftë ti menaxhoj nga telefoni, sepse nxiten që të bëjnë detyrat shpejte shpejtë që të luajnë me shokët. Për TikTok, unë jam dakord që të mbyllet, të paktën për një periudhë kohe. E shoh që nga TikTok vjen bullzimi, kërcënimi, vrasja, çdo gjë e keqe. Rrjetet sociale po na bëjnë të humbim gjuhën shqipe, të rinjtë flasin me fjalë të shkurtra të huaja. Si mësuese, më duket vetja e paaftë në menaxhimin e orës së mësimi, do më duhet 10-15 in të mbledh telefonat, sepse ka nxënës që kanë nga dy. Roli i mësuesit po bie dita ditës. Sepse prindi e ngre gishtin thotë ‘re ka fajin mësuesi’, mësuesi thotë ‘fajin e ka prindi’. Të ndahet roli i prindërit nga i mësuesit. Do ishte një zgjidhje e mirë ndërprerja e valëve në shkolla, pasi ka nxënës që marrin 2 telefona. Ka nxënës që të bëjnë video. Nëse një video del, të gjithë e hedhin fajin mësuesit. Unë jam prind, mësues dhe në shumë raste më duket vetja e paaftë në të dyja drejtimet.”, tha mësuesja/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button