Lajme

“Keni një problem të madh me gjatësinë…”/ Zhupa fyen Braçen: Sa shumë m*t të ha goja! Spiropali: Do e mbyll seancën…

Debati në Kuvend ka degëzuar në një përplasje verbale mes deputetes Ina Zhupa dhe deputetit Erion Braçe

Debati në Kuvend ka degëzuar në një përplasje verbale mes deputetes Ina Zhupa dhe deputetit Erion Braçe, duke shkaktuar tensione të mëdha. Zhupa i është drejtuar Braçes me kritika të ashpra pas një deklarate të tij që e quajti “ruse”, duke theksuar se ai kishte një problem të madh me gjatësinë dhe se nuk mund të i jepej e drejta të përdorte terma të tillë ndaj saj. “Unë nuk i dëgjoj ata nën 1.50 metra,” tha Zhupa, ndërsa shtoi se “fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja.”

Në një reagim të ashpër, Zhupa gjithashtu theksoi se nuk i kishte dhënë të drejtën Braçes ta quante atë “ruse”, dhe se megjithatë, ajo nuk e ofendonte atë në të njëjtën mënyrë, edhe pse të tjerë mund të flisnin në këtë mënyrë. Në bllok deputetët e PS dhe ministrat u larguan nga salla, ndërsa Zhupa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërhyri për të qetësuar situatën, duke kërkuar që seanca të mbyllej nëse ofendimet vazhdonin. Ajo theksoi se kushdo që ofendon duhet të dënohet, duke kërkuar nga deputetët të përmbaheshin.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kërkoi ndërprerjen e seancës deri sa deputetja Zhupa të kërkonte falje për fjalët e përdorura. Tensionet dhe përplasjet verbale kanë shpërthyer mes deputetëve, duke pasqyruar thellimin e hendekut politik në Kuvend.

Zhupa: O Erion t’u rrit boja, sa shumë m*t të ha goja! E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti brace të etiketonte parfumin, thojini dhe nuk reagove. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht. Keni një problem të madh me gjatësinë, unë Nuk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m të ha goja.  Ti që përmende parfumin dje, nuk reagoi kur e tha Braçe.

Spiropali: Do e mbyll seancën se është e paprecedentë, ju lutem përmbahuni. Kushdo që fyen duhet të dënohet

Peleshi: Kërkoj që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje./gazeta-shqip.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button