Bota

Misteri i vrasjes së një 26-vjeçareje u zbulua falë qenit të saj

Një histori shokuese u raportua nga “People”: misteri i vrasjes së një 26-vjeçareje nga Shtetet e Bashkuara u zbulua me ndihmën e qenit të saj.

Trupi i pa jetë i Mandy Rose Reynolds u gjet i djegur në prill të vitit 2023. Në fillim të nëntorit 2024, kushëriri i saj 29-vjeçar, Derek Daigneault, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e saj.

Por si ra policia gjurmët e tij?

Hetimi për krimin filloi menjëherë pas gjetjes së trupit më 5 prill. Pranë trupit të djegur, i cili nuk mund të identifikohej menjëherë, u gjet një qen i bardhë që “po lehte me tërbim ndaj oficerëve dhe refuzonte të largohej nga trupi,”sipas një deklarate për shtyp.

Ditën tjetër, u zbulua që qeni kishte një çip, nga i cili u zbulua se emri i tij ishte Titan dhe pronarja e tij ishte gruaja e djegur. Hetimet çuan policinë në shtëpinë e Reynolds, e cila ishte plotësisht bosh, madje edhe makina e viktimës mungonte.

Kur arritën ta gjenin makinën e saj, gjetën edhe vrasësin, Daigneault. Pasi ky i fundit pa policinë, u përpoq të ikte dhe të fshihej në një supermarket të afërt, por u arrestua. Brenda mjetit, ata gjetën gjithashtu një armë që përputhej me atë që ishte përdorur në krim.

Në një faqe për mbledhjen e ndihmave që u krijua pas vrasjes së saj, nëna e të ndjerës tha se e bija kishte lënë zonën ku jetonte, për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe për të filluar studimet universitare. Kushëriri i saj kishte kërkuar adresën nga familjarët e të ndjerës. Më pas, ai shkoi në banesë dhe kreu krimin.

Deri tani, nuk janë bërë publike motivet e krimit./ANABEL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button