Lajme

Aktori i njohur bën deklaratën e fortë në protestën para Bashkisë: Ja kush e vrau Sokol Olldashin dhe Azem Hajdarin

Aktori i njohur Neritan Liçaj në një fjalën e  tij të mbajtur në protestën e organizuar nga opozita para Bashkisë Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj mazhorancës.

Liçaj u shpreh se “Azem Hajdari është qëlluar nga ata” (referuar socialistëve), por pa përmendur emra konkretë.

Sakaq u ndal te ish-demokrati Sokol Olldashi, ku tha se “Këta e vranë Sokol Olldashin! I kanë bërë atentate pa fund Berishës”.

Këta pa dallim feje, politike dhe ideje janë horra. Dëgjoj këta që flasin për karriget në Parlament. Këta kanë qëlluar Azem Hajdarin, e kanë plagosur brenda në Parlament dhe në fund edhe e vranë. Këta vranë Sokol Olldashin. Këta i kanë bërë pafund atentate Berishës saqë nxorën një në fund dhe e gjuajti ish Presidentin dhe ish-kryeministrin. Këto i bëjnë këta. Të djathtët nuk vrasin. Ne e kemi zemrën e fortë.

Ju keni një tufë nga këta drejtorët tuaj që janë spiunë sigurimi, janë kriminelë të këtij vendi. Më vjen keq edhe për një gjë. Atëherë isha armik i popullit. Dola atëherë dhe nuk pyeta, dola për liri. Atëherë përballë si studentë kishim po këta horra. Edhe prapë sot gjejmë këta dhe kërkojmë liri, demokraci, votë të lirë. Tani ju (iu drejtohet policëve) jeni përballë nesh. Ndërsa ata minjtë e Sigurimit rrinë nëpër ferra.”, tha aktori./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button