Lajme

Resuli: Buxheti për bujqësinë është elektoral jo real, dikur ISUV bënte shkencë sot tendera

President i Urdhërit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, Ervin resuli, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2025 për bujqësinë një buxhet elektoral dhe jo real.

I ftuar në “Quo Vadisd” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Resuli tha se sot institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë nuk funksionojnë për atë që janë ngritur, por për tendera dhe statistika.

Sipas tij kjo ka sjellë që fermeri por edhe qytetari të jenë të pambrojtur.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Sërish buqjësia është nga sektorët më pak të financuar?

Resuli: Ne e kemi buxhetin më të madh si qeveri, jo si bujqësi. Jo se AKU nuk ka peshë në sigurinë ushqimore, por janë dhe disa instiucione në varësi të Ministrisë së Bujqësisë. Kemi Institutin e Sigurisë Ushimore dhe Veterinarisë (ISUV), institucion që ka patur shkencëtarë, bëheshin vaksina deri në vitin 1990. Ndërsa sot është një institucion prokurues. Kemi Drejtoritë e Bujqësisë që këshillojnë fermerët, të cilat pothuajse nuk kryejnë ndonjë lloj funksioni, janë kthyer në isntitucione statistikash. Sot fermeri nuk këshillohet. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka peshën kryesore të mbrojtjes së kafshëve. Kujtojmë që disa sëmundje transmetohen te njeriu. Para se të kalojmë te spitali i doktorit nëse këto institucione funksionojnë ne përfitojmë njerëz të shëndetshëm. Nëse na sëmuren njerëzit kemi shumë kosto, pa kaluar të e problermatikat afatgjate. Buxheti i Bujqësisë është buxhet elektoral, jo buxhet që adreson problemin. Guri i themellit në këtë histori është mbështetja e fermerit i drejtpërdrejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button