Olta e akuzoi për shaka s*ksuale, Milaimi i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë”: Asaj po i mungon…
Milaim Zeka ka reaguar ndaj kritikave të Olta Gixharit, e cila e akuzoi se po bënte shaka seksuale të papërshtatshme, duke e krahasuar me sjelljen e një adoleshenti.
Në kundërpërgjigjen e tij, Zeka e sfidoi Oltën duke e ironizuar famën e saj, duke thënë: “Ti je e njohur nga Big Brotheri, ndërsa unë nuk jam Milaimi i Bigut.”
Për më tepër, ai publikoi një mesazh nga familja e Lelës, i cili duket se përpiqet të shuajë polemikën e nisur nga postimi dhe reagimet që pasuan. Gjithçka nisi pas publikimit të një videoje të Lelës nga një faqe tjetër që e ka bërë ‘collaboration’ Milaimin, e që më pas provokoi debatin mes tij dhe Oltës.
Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu.