Lajme
Aksident në Durrës, kalimtarja përplaset në vijat e bardha, niset drejt spitalit të “Traumës”
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit nga ku mësohet se një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.
Paraprakisht mësohet se e aksidentuara është në gjendje të rëndë teksa është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit, është ndaluar nga policia.