Bota
Aksident tragjik/ Autobusi përplaset me një shkëmb, dy persona të vdekur dhe mbi 30 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë. Siç raportohet një total prej 47 personash, përfshirë shoferin, ishin në autobus kur ndodhi përplasja.
Gjithashtu bëhet e ditur se autobusi u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320 në rajonin e Pirinejve, i cili kufizohet me Spanjën dhe Andorrën. Autoritetet lokale thanë se 10 persona ishin plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë kishin lëndime por jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 170 persona, përfshirë nga Katalonia në Spanjë dhe Andorra. Në gadishmëri u ndodhën 133 zjarrfikës dhe 40 ushtarë./OraNews