Po po e lexuat mirë! Muskujt e barkut mund të ndërtohen brenda katër javëve, ndiqni këto këshilla!
Pas ushtrimeve mundohuni të përdorni suplemente…
Një bark i skalitur domosdoshmërisht kërkon durim, konsistencë dhe mbi të gjitha, përkushtim. Trajnerët e fitnesit tregojnë se asnjëherë nuk mund ta ‘mposhtni’ një dietë të keqe vetëm me ushtrime fizike. Kjo nënkupton se pavarësisht sa shpesh apo shumë ushtrohwni, asnjëherë nuk do të mundeni t’i krijoni muskujt e barkut nëse nuk kujdeseni për mënyrën si ushqeheni.
Phil Learney, trajner i fitnesit në Londër, ka disa këshilla nutricioni të cilat do t’ju ndihmojnë t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara. Provoni të hani gjashtë herë në ditë pothuajse çdo tri orë. Sigurohuni se ushqimi që po konsumonu përmban një porcion proteinash. Vaktet tuaja duhet të përmbajnë vezë, peshk, pulë ose ushqime tjera që përmbajnë proteinë. Konsumoni gjithashtu arra, fara, avokado, ullinj, etj.
Për mëngjes, sigurohuni të hani karbohidrate si tërshëra dhe frutat. Për drekë, konsumoni patate të ëmbla, oriz të kaftë dhe fara quinoa. Për darkë, përpiquni të hani perime dhe pini shumë ujë. Çdo 10 ditë shpërblejeni veten duke konsumonuar ushqimin tuaj të preferuar. Pas ushtrimeve mundohuni të përdorni suplemente të cilat ju furnizojnë me 40-50g karbohidrate dhe 20-30g proteinë. Kështu e stabilizoni sistemin hormonal për ta mundësuar rigjenerimin e indeve dhe e mbani sheqerin në gjak stabil. Gjithashtu përpiquni që të ushtroheni të paktën tri herë në javë.
Që të keni muskuj të barkut, ju duhet të angazhoheni shumë. Është e vështirë, por e arritshme. Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet të keni që t’ju shfaqen muskujt e barkut? Për meshkujt e moshës 20-30 vjeç, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si obezitet. Për meshkujt mbi 40 vjeç, është 28%. 30% yndyrë në trup në përgjithësi konsiderohet shifër e tepërt për të dy gjinitë, ndërkaq ju vendos në fazën e rrezikshme, gjë e cila mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare./gsh