Lajme
TRAGJIKE në Greqi/ Gjendet i vdekur në qelinë e burgut 37-vjeçar shqiptar, një tjetër pa ndjenja
Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38 vjeç.
Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit. Kurse greku ishte gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.
Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar.