“Kjo lesbikja!” Egla Ceno i përgjigjet ndjekësit: Të duhet vizë…
Egla Ceno, herë pas here u kthen përgjigje komenteve negative të ndjekësve. E kështu ka bërë edhe së fundmi.
Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka ndarë në “Instastory” një koment që dikush i ka lënë.
“Nuk e di domethënë, pse i bën hije kot tokës kjo lesbikja”, thuhet në komentin në fjalë.
Ndërkohë Egla i ka kthyer përgjigje duke i thënë:
“Uaa u bëra dhe lesbike
Respekte kush ma gjen këtë tajarsin, t’i shpjegojmë çfarë lloj vize i duhet për t’ju drejtuar një Ceno-je”.
Ndërkohë kujtojmë se Cenon e shohim çdo të shtunë në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, aty ku diskutohen tema të ndryshme si dhe ka të ftuar të shumtë.
Puntatën e kaluar Egla u përfshi në një debat të ashpër me Zhaklin Lekatarin. Debati nisi nga rikthimi i një komenti të bërë kohë më parë nga gazetarja te një postim i aktores.
/Pamfleti