Life Style

“Kam vetëm një këmishë, pushime në verë nuk bëj se më duhet një rrogë plus” – Jeta e vështirë e Sandër Prosit

Sandër Prosi është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

Por, jeta e tij nuk ka qenë fort e lehtë.

Si të gjithë shqiptarët në atë kohë, edhe ai bënte një jetë të vështirë, edhe pse ishte një emër i madh.

Miku i tij, Mevlan Shanaj, në librin e tij “Të fshehtat jashtë ekranit”, shkruan se ai kishte vite që nuk bënte pushime verore, për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike.

Madje Shanaj shkruan se aktori i madh, edhe rrobat i kishte të pakta.

“Gjatë xhirimeve të filmit “Guximtarët” të Gëzim Erebarës flinim së bashku në barrakat e sharrave.

Një pasdite, mes atij peizazhi malor, po bisedonim për tema të ndryshme, ndërsa ai nuk dinte ta hiqte cigaren nga buza.

I mjaftonte ndezja e parë, se më pas cigarja ndizte cigaren…

Aty më thotë: “E ke vënë re që këtej nuk e përdor këmishën e bardhë dhe rri vetëm me bluzën e tutave?”

“Jo” i them, dhe e pyes për kureshtje.

-Po pse?

“E ruaj për në Tiranë, pasi nuk kam tjetër.

Edhe pushime verore kam shumë vite që nuk kam bërë, pasi në kohën e pushimeve të teatrit vij në filma, për të marrë një rrogë plus”, shkruan Shanaj në librin e tij me kujtime. /Aktoretshqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button