Ishte në proces divorci/ Çfarë e shtyu rusen drejt aktit ekstrem, u gjet e vetëvarur nga pronarja e banesës në Durrës, letra hedh dritë mbi ngjarjen
Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë të premte në Plazhin e Durrësit, ku një shtetase ruse 26-vjeçare u gjet e varur në një banesë të marrë me qira ditore
Banesa ishte në pronësi të një shtetaseje çeke, e cila e jepte me qira për pushues, kryesisht të huaj.
Sipas hetimeve të para, e reja kishte mbërritur në Durrës më 10 nëntor. Dyshohet se viktima e ka ndërmarrë këtë akt pasi po kalonte një periudhë të vështirë emocionale pasi ishte në proces divorci me bashkëshortin. Ka qenë një letër, që u gjet në banesën ku po qëndronte viktima, që ka hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen.
Në letër, ajo kërkonte që bashkëshorti të mos lidhej me aktin që po ndërmerrte.
E reja kishte zgjedhur Durrësin si një vend për t’u qetësuar, por duket se gjendja e saj e rënduar psikologjike nuk e lejoi të përballonte situatën, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.
Megjithatë, grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk përjashtohet ende mundësia e ndonjë ndikimi të jashtëm që mund të ketë çuar shtetasen ruse në këtë akt./Top Channel