Luisi i plagosur kundër versionit të policisë: Ishin dy persona me dy thika, shkova të mbroja Martinin
Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel.
Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…
I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.
Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?
I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.
Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje
I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.
Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?
I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.
I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.
Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?
Gazetari: Ishit në klasa paralele?
I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.
Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?
I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.
Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?
I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.
Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.
Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?
I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti./OraNews