Vendi

Vranësira, reshje shiu e dëbore dhe temperaturat deri në 15 gradë Celsius! Si parashikohet moti për ditën e premte

E premte (29 nëntor), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore, sipas SHMU-së.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Jugu i vendit, në periudha afatshkurtra, parashikohet me reshje me intensitet të lartë, të cilat mund të arrijnë deri në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër, parashikohet për reshje dëbore me intensitet të ulët deri në nivelin mesatar, ndërsa në zonën e juglindjes parashikohet për reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s ,shoqëruar me dallgëzim në dete, të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 2 deri 8°C 
-në zonat e ulëta 6 deri 15°C 
-në zonat bregdetare 11 deri 15°C/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button