Kuçovë, qytetarët në protestë, kërkojnë ndërtimin e rrugës së fshatit Velagosht: Ka 30 vjet që nuk është vënë dorë
Banorët e fshatit Velagosht në bashkinë e Kuçovës kanë dalë sot në protestë në lidhje me rrugën e fshatit.
Sipas BW, banorët kanë protestuar para derës së bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar edhe takim me përfaqësuesit e bashkisë. Ata kanë deklaruar se rruga e fshatit të tyre ka 30-vite pa asnjë ndërhyrje dhe është totalisht e shkatërruar,duke e bërë të vështirë qarkullimin jo vetëm me mjete por edhe në këmbë.
Rruga e shkatërruar po i dëmton edhe ekonomikisht pasi-siç edhe shprehen vetë banorët-të gjitha prodhimet bujqësore po u ngelen stog pasi ata i nxjerrin në treg me mushka dhe në krah.Sipas banorëve,problematike është edhe rruga drejt varrezave të fshatit, ku makina nuk futet dot fare dhe të vdekurit ata detyrohen ti çojnë në krah për në banesën e fundit.
Sipas banorëve,rruga e fshatit u është premtuar në çdo fushatë elektorale por më pas nuk është bërë asgjë Banorët deklarojnë se ata nuk do ti ndalin protestat por edhe do ti përshkallëzojnë ato më tej,derisa bashkia të fillojë ndërtimin e rrugës.
Një përfaqësi e banorëve prej 3 qytetarësh ka kryer një takim me një përfaqësues të bashkisë së Kuçovës, pasi kryebashkiaku Kreshnik Hajdari nuk ndodhej brenda në institucion.
Pas daljen nga bashkia,ata thanë se atyre u ishte komunikuar se ndërtimi i rrugës së fshatit Velagosht nuk mund të bëhet brenda vitit 2024 për shkak të mungesës së fondeve.