Alba akuzon rëndë Meri Shehun, astrologia braktis studion pas sherrit
Alba Pollozhani dhe astrologia Meri Shehu janë përfshirë në një sherr teksa ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” pjesë e “E Diell” në Top Channel.
Në hyrje të rubrikës, Pollozhani u shpreh se Shehu është person agresive. Kjo bëri që astrologia të braktiste studion.
Pollozhani: Një nga personazhet që kemi në studio, Meri Shehu, është një person shumë agresiv. I bën edhe njerëzit rreth e përqark ndoshta që të mos ndihen të lirë të flasin.
Shehu: Isha objekt sulmi? Se nuk e kuptova. Më kë e kishte ti mi?
Shehu: Moj i keni dhënë… Ça i keni dhënë? Pse jam agresive unë?
Pollozhani: Me aq sa kam parë në televizor je agresive ti.
Shehu: Më falni mua , por unë nuk marr pjesë. Faleminderit që më keni thirrur. Të ketë opinion (Alba) në shtëpinë e vetë, jo këtu!