Lajme

Shqiptarët gati për “Çlirimin”, flamuj gjigant për festat! Nga Rrësheni në Vlorë me festime kuq e zi

Rrësheni dhe Vlora janë zbukuruar me flamuj gjigant që shkojnë deri në 800 metra. Atmosferës së organizuar nga institucionet tashmë u janë bashkuar edhe shoqata atdhetare

Për festat e 28-29 Nëntorit hyrja e Rrëshenit do zbukurohet me një flamur gjigant 800 metra. 5000 flamuj të vegjël do jenë përgjatë aksit, me organizimin e Shoqatës Kombëtare për Unitet dhe Bashkim Kombëtar.

Një tjetër flamur 30 metra valëvitet në aksin Fier – Vlorë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të vendit, duke dhuruar edhe atmosferë historike.

Kreu i Shoqatës Kristaq Ziu tha se Mirdita simbolizon qëndresën historike të shqiptarëve që prej kohës së Skënderbeut.

Në festime do marrin pjesë edhe 100 trupa të UÇK-së dhe patriotë të shumtë nga diaspora.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button