Life Style

Si ndikojnë marrëdhëniet se*suale në gjendjen tonë emocionale dhe atë mendore?

Pas kalimit të kësaj faze, ajo nuk është vetëm një akt fizik, por…

Seksi është një nevojë fiziologjike që zhvillohet gjatë pubertetit dhe ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e përditshme të individëve. Pas kalimit të kësaj faze, ajo nuk është vetëm një akt fizik, por gjithashtu një element kyç për shëndetin mendor dhe emocional të një personi, sidomos në marrëdhëniet në çift.

Një studim i realizuar në vitin 2014 nga Universiteti i Maryland ka treguar se aktiviteti seksual mund të stimulojë rritjen e qelizave nervore në tru, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit që është përgjegjëse për kujtimet afatgjata. Kjo sugjeron se seksi ka një efekt pozitiv në forcimin e kujtesës dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit mendor.

Për më tepër, aktiviteti seksual mund të kontribuoni në përmirësimin e kujtesës në përgjithësi, duke ndihmuar individët që kanë vështirësi në mbajtjen mend të detajeve të përditshme, siç është harresa e çelësave ose e objektëve të tjerë të zakonshëm. Kjo mund të ndihmojë edhe ata që vërejnë përkeqësim të kujtesës afatshkurtër.

Një tjetër përfitim i seksit është mundësia për të luftuar depresionin. Edhe pse seksi nuk mund të zëvendësojë trajtimet tradicionale për depresionin, si antidepresantët ose terapitë, ai mund të ofrojë ndihmë të konsiderueshme për përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Aktiviteti seksual nxit lëshimin e hormoneve të lumturisë, si dopamina dhe oksitocina, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe lehtësimin e stresit.

Seksi është shumë më tepër se një akt fizik: ai ka ndikim të rëndësishëm në mirëqenien mendore dhe fizike të individëve dhe mund të kontribuoni në përmirësimin e kujtesës dhe shëndetit emocional./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button