Lajme

Antony Blinken takim me Ramën dhe Dumanin/ Dalin detajet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pak pas mesditës së të enjtes, më 15 shkurt.

Siç është bërë e ditur nga detajet e përgatitjes së vizitës, kryediplomati Igli Hasani do të jetë i pari që do t’i urojë mirëseardhjen Blinkenit në aeroport.

Ndalesa e parë e sekretarit Blinken pritet të jetë në selinë diplomatike amerikane. Më pas është planifikuar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në takimin mes Ramës dhe Blinken pritet të diskutohen çështjet e sigurisë në rajon, duke pasur parasysh përpjekjet konstante destabilizuese të Rusisë

Mesazhet e kësaj vizite pritet të shpallen në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Takimi me kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, është i pritur me interes, pasi konsiderohet si një mbështetje e qartë e SHBA-ve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke prekur nivelet më të larta në drejtimin ose ish-drejtimin e qeverisë dhe institucioneve shqiptare.

Pas vizitës në Tiranë, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila do të mbahet të premten e 16 shkurtit.

Kjo vizitë e bën Antony Blinken-in sekretarin e shtatë amerikan të shtetit që viziton Shqipërinë, pas Xhejms Bejker, Medline Ollbrajt, Kolin Pauell, Hillari Klinton dhe Xhon Kerrit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button