ShowBiz

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e babait të saj, kjo banore ndërpret papritur rrugëtimin e saj në “BBVK”

Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku konkurrentja Diana Tahiri ka vendosur të largohet nga gara.

Vendimi i saj erdhi pas një situate të rëndë familjare që i është bërë e ditur gjatë vizitës së motrës së saj, Adrianës, në spektaklin e të hënës.

Motra e Dianës e ka njoftuar për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të babait të tyre, i cili është i shtrirë në spital në Norvegji pas problemeve me zemrën.

Ky lajm tronditës e ka prekur thellësisht Dianën, e cila pas disa momenteve reflektimi ka vendosur të kontaktojë babain e saj përmes një telefonate në shtëpinë e BBVK. Diskutimi mes tyre ka qenë vendimtar për të marrë këtë hap.

Pas bisedës me babain, Diana e ka ndarë vendimin e saj me banorët, duke i informuar se do të largohet nga shtëpia dhe do të ndërpresë rrugëtimin e saj në mes.

Ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button