Life Style

Arsyet se pse ju këshillojmë më shumë se*sin në mëngjes…

Megan Fleming, eksperte për seks dhe lidhje ka zbuluar se përse do të duhej që të fillonim çdo ditë kështu…

Alarmi i cili bie herët në mëngjes është një ndër tingujt më të urryer, sepse do të thotë që duhet patjetër të zgjohemi, ndërkaq do të qëndronim më me dëshirë në krevat dhe të flinim apo të bënim seks. Ajo që mund të jetë më e mira që të na zgjojë dhe të na japë forcë që ta përballojmë ditën është pikërisht seksi. Megan Fleming, eksperte për seks dhe lidhje ka zbuluar se përse do të duhej që të fillonim çdo ditë kështu…

Do të jemi më të gatshëm për sfidat ditore

Nëse ke arritur që të flesh gjumë tetë orë, atëherë për ty seksi i mëngjesit është vetëm si qershia mbi tortë. Shfrytëzoje pak kohën të cilën e ke dhe dorëzoju partnerit pa hezitim.

Hormonet e tij janë më të fuqishme në mëngjes sesa në mbrëmje

Burrat prodhojnë më shumë testosterone në mëngjes, prandaj kanë dëshirë më të madhe për seks në mëngjes sesa në mbrëmje. Në mëngjes pakkush zgjohet menjëherë, kështu që truri ynë atëherë ende është në gjendje pushimi, ndërkaq ai është rasti i shkëlqyeshëm për lidhje me partnerin nëpërmjet seksit.

Dita do të jetë më e bukur dhe më pozitive

Orgazma krijon hormonin oksitocinë, i cili shërben për humor të mirë, prandaj seksi është ai që nevojitet në mëngjes. Do të kesh më shumë motivim, do të jesh më pozitive, më e bukur dhe e gatshme për çdo gjë.

Shkatërroje rutinën seksuale

Përse vetëm nata të jetë e rezervuar për seks? Nëse në mbrëmje shkoni pak më herët në krevat që të flini gjumë, atëherë mund ta kompensoni në mëngjes. Kështu do të shkatërroni rutinën seksuale me partnerin.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button