Bota

Burgoset drejtori i bankës që vodhi $200,000 nga llogaria e klientit të vdekur në SHBA

Ai u dënua me 13 burg dhe u urdhërua të kthejë 208,938 dollarë.

Një ish-drejtor banke është dënuar me burg në SHBA pasi shfrytëzoi pozitën e tij për të vjedhur 200,000 dollarë drejtpërdrejt nga llogaria e klientit të tij te moshuar, njoftonin zyrtarët.

43 vjeçari James Gomes, nga New York, “kishte shfrytëzuar pozitën e tij si drejtor i degës lokale për të fituar akses të jashtëligjshëm te llogaria e klient dhe të vidhte shumën totale prej $208,938.68,” thuhet në deklaratën e departamentit të drejtësisë së SHBA.

Gomes pa autorizim, kishte lidhur numrin e tij personal të celularit me llogarinë e klientit dhe me shërbimet e tij bankare online, thanë zyrtarët.

Gomes kishte transferuar fondet e klientit në mars e prill 2020te llogaria e tij si dhe në institucione të tjera financiare.

“Për të mbuluar skemën e tij Gomes kishte krijuar një adresë të rreme email-i, të cilën e përdorte për biseda fiktive, për të bërë të dukej se klienti po ia kërkonte transferimet”, thuhet në padi.

“Gomes kishte vazhduar më pas skemën e mashtrimit edhe pas vdekjes së klientit më 5 prill”.

Prokurori i entit mbikqyrës financiar MLARS (Criminal Division’s Money Laundering and Asset Recovery Section) Mark J. Pesce dhe prokurori i New Jersey ndoqën çështjen./ SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button