Kërc*non banori i “BBVK”: Mos u merr me mua, kam probleme mendore
Reality show “Big Brother Vip Kosova” ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut gjatë javëve të fundit, për shkak të hyrjes së ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, por një tjetër incident ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka shkaktuar shqetësim.
Pasi kamerat janë fikur, Besforti është dëgjuar duke kërcënuar një nga banorët e tjerë, Rezartin. Në një moment tensioni, ai i ka thënë që të mos e ngacmojë, duke theksuar se ka probleme mendore dhe mund të bëjë “diçka të pabërë”.
“Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sjell punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos e imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet!”, dëgjohet të thotë Besforti në bisedën me Rezartin, që ka shkaktuar shqetësim tek publiku.
Ky incident, pas skandalit të mëparshëm, ka nxitur një valë reagimesh negative ndaj produksionit të programit, i cili akuzohet për përshkallëzimin e situatave të tensionuara.
Nëse do merren masa, mbetet të shihet!