Cila është lidhja e tiroideve me mëlçinë
Në ditët e sotme është bërë e modës që të fajësohen tiroidet për shtimin në peshë. Megjithatë, siç shpjegohet hollësisht në librin “Shërimi i tiroideve”, këto gjëndra nuk shkaktojnë shtim në peshë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, lëre më në mbarë botën, mijëra njerëz vuajnë nga çrregullime të tiroideve, por nuk kanë probleme me peshën. Sigurisht që shumë të tjerë që vuajnë nga çrregullime të tiroideve, shtojnë në peshë, qoftë shumë kohë përpara diagnostikimit, kur diagnostikohen ose më pas, mirëpo kjo rastësi nuk duhet ngatërruar me shkakun.
Edhe nëse dikush vuan nga hipotiroidet apo tiroiditi hashimoto, edhe nëse tiroidet janë hequr apo vrarë, këto gjëndra nuk duhen fajësuar për peshën. Profesionistët e shëndetit filluan të bënin lidhjen midis tiroideve dhe problemeve me peshën, ngaqë besonin se ato ishin rregullatori i metabolizmit. E vure re fjalën “besonin”? E përsëris, metabolizmi është thjesht një teori që është përsëritur kaq shpesh, saqë tani tingëllon si e vërtetë. Shkenca dhe kërkimet mjekësore nuk e dinë se si funksionojnë saktësisht tiroidet. Pra, si fillim kemi mitin e metabolizmit, i gërshetuar me misteret e tiroideve; ky ekuacion nuk na çon te një përgjigje shteruese: dy të panjohura nuk janë baras me një të njohur. Shihet një lidhje midis problemeve të tiroideve dhe shtimit në peshë, sepse çrregullimet e tiroideve, në mbi 95 për qind të rasteve, janë me natyrë virale dhe infeksioni kronik viral dobëson dhe mbingarkon mëlçinë. Përpara se të mbërrijë në tiroide, virusi që shkakton problemet e kësaj të fundit, është strehuar në mëlçi.
Kur mëlçia dëmtohet dhe mbingarkohet me mbetjet e tij, nuk kryen siç duhet procesin e filtrimit, gjë që mund të çojë në shtim në peshë (më poshtë do ta analizojmë konkretisht si ndodh diçka e tillë). Luhatjet e temperaturës së trupit, turbullira mendore, shtimi i kilogramëve në pjesën e belit, të gjitha këto probleme burojnë nga mëlçia, jo nga tiroidet, siç na kanë bërë të besojmë.
Nëse ke vuajtur nga një çrregullim i tiroideve dhe nga shtimi në peshë, kjo ka
ndodhur, sepse të dyja janë simptoma të të njëjtit problem të fshehtë viral. Nuk
janë tiroidet që shkaktojnë shtim në peshë. (Për më shumë lexo librin “Shërimi i
tiroideve.) /LIVING