ShowBiz
Largimi i Atilla Kardesh nga “Big Brother Vip Kosova”, reagon Olsa Muhameti
Producentja ekzekutive e “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.
Muhameti ka bërë një postim në ‘InstaStory’, duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.
“Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.
Pas futjes në BBV, Atilla u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për të mirën e fëmijëve./Pamfleti