Milani i jep leksion Realit brenda në ‘Bernabeu’
Reali dhe Milani u përballën në Klasiken e futbollit Europian, pas plot 14 vitesh pritjesh.
Kuqezinjtë e trajnerit Fonseka, arritën ti jepnin “leksion” kampionëve në fuqi të Champions-it, duke i mposhtur me rezultatin 1-3 në “Barnabeu”, në një duel që rezultoi magjik për milanistët.
Golat e Çaut, Moratës dhe Reijnders, i dhuruan 3 pikë të arta italianëve, ndërkohë që për Realin golin e vetëm e shënoi Vinicius me penallti.
Vlen të theksohet fakti se në minutën e 81-të, spanjollëve iu anulua një gol nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Rrugën e rrjetës në këtë minutë e gjeti Rudiger.
Në duelin e radhës Reali do të ndeshet me Liverpulin në transfertë, ndërsa Milani luan ndaj Slovan Bratislavës sërish në transfertë. Si madrilenët ashtu edhe milanistët ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, 6 secila.
Në sfidat e tjera u arritën rezultatet e mëposhtme.
/syri.net