Vdes 17-vjeçari shqiptar në Itali! Si ndodhi aksidenti që i mori jetën
Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago
Një 17-vjeçar shqiptar, Stiven Xafa, ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës nga një aksident fatal në Itali.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me një shok me skuterin e tij, teksa është përplasur nga një makinë, përplasje që ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin shqiptar. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në Castiglione del Lago. Makina drejtohej nga një 40-vjeçar me origjinë shqiptare.
Nuk mjaftoi ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve shëndetësorë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mjekët, megjithatë, mundën të shpëtonin mikun e tij, gjithashtu 17 vjeç, i cili u transportua në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent në gjendje shumë të rëndë. Tani gjendja e tij është e qëndrueshme dhe djali ndodhet në terapi intensive por nuk është në rrezik për jetën. Shoferi mbeti i plagosur lehtë dhe iu nënshtrua të gjitha analizave për të verifikuar nëse ai kishte dëmtime në momentin e përplasjes.
Po vijojnë hetimet e karabinierëve për zbardhjen e dinamikës. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit duket se ka qenë një pushtim i korsisë nga shoferi, ndoshta për të bërë një kthesë./gazeta-shqip.com