Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Çfarë ndodhi?
Pasditen e të premtes, (1 Nëntor 2024), kryetari socialist i bashkisë Shkodër, Benet Beci, u thirr në SPAK. Pas daljes gazetarët e pyetën nëse ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Rama dhe përgjigjja ishte: Për këtë çështje do të flasë në momentin e duhur.
Kjo përgjigje e “çuditshme” duke mos mohuar dorëheqjen kur vetëm një vit e gjysmë më parë fitoi për herë të parë pas 34 viteve nën siglën e PS, bastionin e demokratëve bashkinë e Shkodrës, ka rënë keq në rrjetën e SPAK.
Gjithçka duket se ka të bëjë me një hetim gati sekret për mediet nga SPAK ndaj tij.
Mësohet se Becit ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme i është komunikuar procedimi penal për veprën e korrupsionit, gjatë kohës që ka qenë në krye të Fondit Shqiptar i Zhvillimit të cilin e ka drejtuar që në kohën e qeverisë Berisha dhe në vazhdim në qeveritë Rama, deri sa u përfshi në politikë duke kandiduar dhe zgjedhur si kryebashkiak i socialistëve në qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu mësohet se është dita e nesërme, (E martë 5 Nëntor), kur Beci do të njoftojë zyrtarisht dorëheqjen e parevokushme. Po brenda këtyre ditëve pritet edhe masa e SPAK ndaj Becit, e cila rrezikon deri në arrestim./ Alfapress.al/OraNews